Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, priti në takim sot Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, të shoqëruar nga Shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, Agron Islami.
Sipas njoftimit të VV-së, Kamberi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe shprehu dëshirën që institucionet shtetërore të formohen sa më parë, në mënyrë që qeveria e re t’ia filloj punës për ndryshimet që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar.
Po ashtu, në njoftim thuhet se Kurti e falënderoi të parin e Bujanocit për urimin dhe vizitën.
Ai e njoftoi Kamberin se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtet ndërtimi demokratik që siguron progres socio-ekonomik për gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim.
“Duke diskutuar për zhvillimet në Luginë e Bujanoc, në këtë takim u theksua nevoja e angazhimit më të madh të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për shqiptarët atje. U fol për nevojën për universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc, për fondin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës të miratuar para gati 6 vjetësh, gratë shqiptare që për të lindur shkojnë nga Bujanoci në Vranjë meqenëse materniteti i famshëm në Preshevë është jashtë spitalor etj”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen./arbresh.info
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell