Sasi të vogla të hirit ranë në jug të Meksiko City, për shkak të aktivitetit të shtuar në vullkanin e afërt Popocatepetl, njoftuan sot autoritetet meksikane.
Byroja e Mbrojtjes Civile në Meksikë njoftoi se hiri kishte rënë në periferitë jugore të kryeqytetit meksikan, Tlalpan dhe Xochimilco.
Në njoftim thuhet se hedhja e hirit do të vazhdojë dhe ka të ngjarë të shkojë në drejtimin e Meksiko City, por shpërthimet nuk do të jenë më keq se ato në vitet e fundit, raporton AP.
Vullkani Popocatepetl është 5,426 metra i lartë dhe shtrihet 72 kilometra në juglindje të kryeqytetit meksikan.
Ky vullkan ishte aktiv në fillim të vitit, por aktiviteti i tij ishte qetësuar.
Rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një hapësirë prej 100 kilometrash larg vullkanit Popocatepetl.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...