Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura e më të pëlqyera në tërë botën, e cila nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.
Dhe “Shine Ya Light” ishte kënga për të cilën artistja shqiptare vendosi që videoklipin të ia realizonte në vendlindje – Kosovë, përkatësisht në Prishtinë.
Ylli shqiptar erdhi në Kosovë shtatë vite më parë pikërisht për videoklipin, në të cilin ka pasur shumë njerëz e që njëherësh ka punuar mjaft shumë për të.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), 28-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, për të kujtuar këtë kohë dhe për të treguar se sa e lumtur ishte që këtë e realizoi në atdhe, ku takoi edhe shumë persona.
“Sot është përvjetori i këngës Shine Ya Light. Kaq shumë kujtime të mrekullueshme nga xhirimet në Kosovë dhe puna e shumë njerëzve. Një nga këngët e mia të para dhe diçka qe s’do të harroj kurrë, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjerash biondja.

Ky projekt ndryshe në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e 21 milionë klikimeve dhe njëkohësisht shënohet si një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj.
E njëjta është shumë e angazhuar me prurje të reja, ndërkohë që është pjesë e versionit të ri të filmit të Oliver Twist.
Bukuroshja, e cila luajti më parë në “Fifty Shades Of Grey”, do ta çojë edhe më përpara karrierën e saj si aktore me rolin e ri që i është ofruar në filmin e lartpërmendur. /Telegrafi/
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos