Tridhjetë e gjashtë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer sërish në Shqipëri. Policia bën me dije se shqiptarët kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen.
Nga këta 31 kthehen nga Franca dhe 5 nga Belgjika.
Ky operacion u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare. Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar atë është pothuajse zero./lapsi.al/
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...