Është bërë publike agjenda e aktiviteteve me rastin e tre vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka treguar agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.
Agjenda për tre vjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:
5 nëntor 2019
09:00 – Homazhe te varri i Astritit
10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.
12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’
14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.
14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona