Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Siç raportojnë mediat serbe, Bojan Stojanoviq, i cili aktualisht ishte në funksionin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës i formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013, përcjell Telegrafi.
Karrierën politike Stojanoviq e nisi në vitin 2006 në Partinë Liberale Serbe (SLS). Ai gjithashtu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2008, kurse në vitin 2017 u bë pjesë e Listës Serbe.
Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë.
Varrimi i Stojanoviqit do të bëhet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin. /Telegrafi/
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet