Bayern Munich ka pësuar një humbje turpëruese në udhëtim te Eintracht Frankfurt 5-1.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë kësisoj ka zbritur në pozitën e katërt në tabelë me katër pikë më pak se lideri Borussia Moenchegldabach.
E humbja ndaj Frankfurtit mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit aktual të Bayernit, Niko Kovac.
Kroati për këtë është i vetëdijshëm dhe ka thënë se nuk e di nëse do të jetë trajner i Bayernit.
“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo çfarë mendoj unë nuk ka shumë rëndësi në këto momente”.
“Ju (gazetarët) duhet të pyesni ata persona që janë përgjegjës për emërimin e trajnerëve, jo mua”, deklaroi Kovaç.
Edhe para kësaj humbje, mediat gjermane kishin raportuar se Kovac mund të shkarkohet pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur me lojën e Bayernit edhe kur fiton.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates