Ka nisur mëngjesin e sotëm kqyrja e makinës së gjetur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, e cila dyshohet se i përket autorëve të sulmit me armë ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.
Ndonëse automjeti u gjet që mbrëmjen e djeshme, grupi hetimor zgjodhi të bënte kqyrjen në mëngjes, duke shfrytëzuar dritën.
Brenda makinës u gjetën dy armë kallashnikovë dhe dy maska, që mendohet se janë përdorur nga atentatorët.
Policia sekuestroi dje edhe kamerat e sigurisë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, nga ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, për të verifikuar lëvizjet e autorëve.
Si pasojë e plumbave, prokurori Ndoja mori plagë të lehta, ndërsa Muharremi dhe shoferi Andi Maloku u plagosën më rëndë./TCH
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...