Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” në lidhje me vendvotimin 2114B/01R, në fshatin Runik të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, transmeton Koha.net.
“Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin