36 vjeçari, Driton Pacolli, nga Prishtina ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja.
Kjo pasi që atij i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.
Vala ka ofruar numrin e telefonit 55103 , në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Dritonin. Një mesazh kushton një euro.
Ndryshe mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe nuk mund të kryhet në Kosovë.
Mirëpo, shuma e operacionit të Dritonit prej 18 mijë e 500 eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. Për këtë arsye familja Pacolli kërkon ndihmën e bamirësve që ta ndihmojnë që Dritoni të shërohet sa më shpejt.
Numrat ku mund të kontriboni për Dritonin janë:
Vala në numrin 55103 duke dërguar mesazh.
Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Swift Code: RBKOXKPRXXX
Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +383 45 555 610.
Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:
IBAN: XK051501150002521585, Swift Code – BIC: RBKOXKPR.
Edhe drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se ka ndihmuar Driton Pacollin me dy mijë euro.

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...