Drejtori i AC Milanit, Zvonimir Boban ka hedhur poshtë pretendimet se ata janë duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.
Fituesi i Topit të Artë është duke u përfolur shumë për transferim te “Rossonerët” gjatë afatit kalimtar të muajit janar vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Por, Boban ka hedhur poshtë gjithçka mbrëmjen e kaluar (31 tetor) duke thënë:
“Jo, jam duke menduar për ndeshjen e sotme dhe ndeshjen e së dielës kundër Lazios, është shumë më e rëndësishme sesa për të menduar për Modricin”
“Nuk e di se si dhe nga kush janë nisur këto storie”
Milani siguroi tri pikë të plota ndaj SPAL-it mbrëmjen e kaluar falë golit në pjesën e dytë nga Suso./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...