Policia në Vlorë ka sekuestruar lëndë narkotike dhe municion luftarak si dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e I.S Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.
Njoftim/ Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar “Ploça”.
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës.
Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./tch
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...