Në Shkup sot do të mbahet Forumi i tretë Maqedoni-Gjermani me temë “Perspektivat e zgjerimit të Këshillit Evropian? Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe relacionin me Parlamentin Evropian”.
Në këtë forum, sipas organizatorëve do të kenë fjalim kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarja e Asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane dhe ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Forumin do ta hapë ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni të Veriut, Thomas Gerberich.
Gjithashtu do të prezantohet “Dimensioni kuvendar në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”. Në forum do të bisedohet edhe për reformat e brendshme.
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur