
Oliver Giroud
Olivier Giroud nuk është duke luajtur thuajse fare te Chelsea.
Forma e mirë e Tammy Abraham si dhe sulmuesit belg Michy Batshuayi ka bërë që Giroud të mbetet zgjedhja e tretë për sulmin.
Frank Lampard nuk e preferon shumë francezin i cili ka vendosur të largohet në janar.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në vendlindje, në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Olympique Lyon ka nisur bisedimet me lojtarin dhe kërkon rikthimin e tij në Francë.
33-vjeçari është gati ta pranojë ofertën e Lyon edhe pse interesim ka shfaqur edhe Marseille shkruan telegrafi.
Gjithsesi Chelsea është gati ta lë të lirë francezin nëse vije një ofertë prej 10 milionë eurove.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë