Sot është mbajtur takimi i katërt i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje, ku në fokus ishte tema e sundimit të ligjit.
Armend Zemaj nga LDK-ja, që ishte pjesë e këtij takimi, ka thënë se pritja që ju është bërë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje ishte korrekte.
“Ishte takim pune, pritja ishte korrekte dhe relacionet në kuadër të asaj për çka edhe ishte qëllimi i takimit”.
“Njerëzit që i takuam, përfshirë edhe nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiun, ishin njerëz me të cilët kemi punuar edhe në të kaluarën në pozicione të ndryshme, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”.
“Kemi qenë në relacionet herë opozitë dhe pozitë, por më shumë bashkërisht kemi qenë opozitë. Një kohë, Arben Gashi e ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion, derisa më pas e ka udhëhequr Albulena Haxhiu – kemi qenë prapë bashkë në kuadër të subjekteve tona politike”.
“Ambienti ishte korrekt dhe komoditeti ishte në lartësinë e seriozitetit që partitë politike e kanë. Atmosfera ishte më shumë pune pa ndonjë ngarkesë të theksuar – një temë e cila është serioze për vendin dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha kërkesë permanente e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë që Kosova të ketë rend dhe ligj, si dhe luftë efikase kundër dukurive negative në vend”./Express
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick