Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një rezolutë që zyrtarizon procedurat për hetimin ndaj Presidentit Donald Trump.
Kjo rezolutë mori 232 vota ‘për’ dhe 196 ‘kundër’. Ky nuk është votim për të nisur mocioni i mosbesimit ndaj Donald Trump, mirëpo u votua për të zyrtarizuar procedurën e hetimit (impeachment).
Hetimi lidhur me mocionin e mosbesimit do të vazhdojë, nën protokollet e përshkruara në rezolutë.
Mocioni i mosbesimit (Impeachment) në Shtetet e Bashkuara është procesi me të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e një legjislature ngre akuza kundër një zyrtari civil të qeverisë për krime që pretendohet të jenë kryer, me qëllim të ngritjes së një aktakuze nga një juri e madhe.
Procesi iniciohet me dy të tretat e votave të Parlamentit për moscion mosbesimi të Presidentii, me ç’rast Gjykata Kushtetuese vendos nëse Presidenti është fajtor për krimin për të cilin akuzohet.
Nëse shpallet fajtor, ai hiqet nga pushteti.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...