Ish mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio raportohet të ketë pasur një periudhë mjaftë të hidhur së fundmi pasi shtëpia e tij ishte shënjestër e hajdutëve të armatosur.
33-vjeçari së fundmi është kthyer për të jetuar në Itali pasi shpenzoi një kohë te Zenit St Petersbugu para se t’i jap fund karrierës së tij në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga Sky Sports Italia, katër njerëz kanë hyrë në shtëpinë e tij me fytyrë të mbuluar dhe kanë kërcënuar Marchsion së bashku me gruan e tij derisa po mbanin pistoleta në dorë dhe kaçavida.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 30 pasditen e së martës dhe hajdutët ishin në gjendje të largoheshin me para, stoli të argjendta dhe ora, megjithëse në raport thuhet se vlera e tyre vazhdon të mbetet ende e panjohur.
Sidoqoftë, policia vazhdon hetimin natën vonë dhe sot (e mërkurë) me shpresën për të kapur ata.
Kjo nuk është hera e parë që një rast i tillë i ndodhë një futbollisti dhe padyshim se nuk do të jetë as e fundit./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën