FC Feronikeli ka konfirmuar se Dejan Vukivic nuk do të jetë më trajner i tyre.
Sipas uebfaqes zyrtare të klubit, vendimi i është marrë pas një takimi mes Vukicevic dhe presidentit Naser Ramaj me ç’rast është vendosur për të mos vazhduar më bashkëpunimin mes tyre, shkruan portali arbresh.info.
“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”, shkruan klubi në njoftimin e tyre.
“Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit”
FC Feronikeli paralajmëron gjithashtu se do të njoftojë me kohë pasardhësin e Vukicevic./arbresh.info/
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë