Fiset irakiane i kanë dhënë ultimatum prej 48 orëve qeverisë në vend për të liruar protestuesit e mbajtur nga forcat e sigurisë në provincën jugore të Basrës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Krerët fisnorë në Basra i kanë dhënë 48 orë qeverisë për të liruar të gjithë protestuesit e ndaluar”, tha sot në një deklaratë udhëheqësi i fisit, Ahmad al-Bazouni.
Protestat masive kanë tronditur disa provinca irakiane që nga e premtja kundër korrupsionit të thellë, papunësisë së lartë dhe mungesës së shërbimeve themelore.
Më shumë se 80 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 3.600 të tjerë janë plagosur në trazirat.
Forcat e sigurisë kanë arrestuar shumë protestues në Basra me akuzën e grabitjes së ndërtesave qeveritare në provincë.
“Drejtuesit e fiseve në Basra mbështesin kërkesat legjitime të protestuesve”, tha al-Bazouni, duke kërcënuar se fiset do t’i bashkohen demonstruesve nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.
Viteve të fundit është rritur revolta në Irak për shkak të papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumë njerëz në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...