Suedia dhe Danimarka deklaruan sot se kanë rënë dakord të rrisin kontrollet e përbashkëta kundër bandave kriminale, pasi të dy shtetet kanë vënë re një seri shpërthimesh dhe të shtënash.
“Kriminaliteti është një problem ndërkufitar dhe mund ta zgjidhim vetëm së bashku”, theksoi kryeministri suedez, Stefan Lofven, në një deklaratë pas bisedimeve në Stokholm me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.
Të dy kryeministrat socialdemokratë, deklaruan se kanë rënë dakord të krijojnë të ashtuquajturin “Ekipi i Përbashkët Analitik”, për të rritur bashkëpunimin policor dhe shkëmbyer inteligjencën, si pjesë e luftës së krimit të organizuar në rajonin e përbashkët kufitar, Oresund./express
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...