Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, tha se në rajonin e përfshirë nga operacioni “Burimi i Paqes” në Siri, nga 23 tetori janë kthyer 74 mijë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Laerke për AA tha se në fillim të operacionit të cilin forcat turke e nisën në verilindje të Sirisë u njoftua se rreth 180 mijë civilë janë shpërngulur.
“Prej tyre, 106 mijë nuk janë kthyer ende, por të paktën 74 mijë sirianë janë kthyer,” tha Laerke.
Laerke theksoi se bëhet fjalë për të zhvendosurit brenda vendit.
Forcat turke më 9 tetor nisën operacionin ushtarak “Burimi i Paqes” në verilindje të Sirisë me qëllim të eliminimit të elementeve terroriste të YPG/PKK-së nga rajoni, për sigurimin e kufirit turk dhe mundësimin e kthimit vullnetar të refugjatëve sirianë. Operacioni mbron edhe integritetin territorial të Sirisë.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE