Piktura mesjetare e vlerësuar si vepër e piktorit të madh të vjetër italian, Cimabues, është shitur me shifër marramendëse me tu vendosur në ankand.
Vlera e pikturës me temën ”Krishti i tallur”, arriti të shitet për 26.8 milionë dollarë.
E vlerësuar midis 4 dhe 6 milionë eurosh, kjo vepër tregon Krishtin e rrethuar nga një turmë njerëzish me fytyra idhnake e drithëruese.
Piktura doli në shitje në shtëpinë e ankandeve rajonale Acteon në veri të Parisit, më 27 tetor.
Kjo rënditet hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand.
Cimabue – konsiderohet si ”babai i pikturës perëndimore”.
Çmimi besohet të ishte më i larti për një mjeshtër të vjetër pikture europiane të vendosur në ankand, që nga koha kur ‘’Salvator Mundi’’ nga Leonardo, u shit duke thyer rekord më 450.3 milionë dollarë në Christie më 2017-ën.
Vepra e Cimabue, u ble nga një tregtar me qendër në Londër, Fabrizio Moretti i cili la prapa të paktën edhe gjashtë ofertues të tjerë konkurrentë, njofton Klan Kosova.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...