Rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Cyrihut është sjellë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra një i riu shqiptar E. A. (emri i njohur për redaksinë).
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E. A., 21-vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare. Goditja me thikë i është bërë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.
Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.
Therja ka ndodhur para klubdiskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...