Autoritetet zgjedhore në Afganistan kanë thënë se publikimi i rezultateve preliminare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura muajin e kaluar, do të shtyhet për disa javë.
Komisioni i Pavarur Zgjedhor tha se rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 28 shtator, pritet të publikohen më 14 nëntor.
Publikimi i këtyre rezultateve fillimisht ishte thënë se do të bëhet më 19 tetor.
Shefi i Komisionit Zgjedhor, Hawa Alam Nuristani u tha gazetarëve se zgjedhjet janë “përcaktuese” prandaj, nuk do “të sakrifikojmë transparencën për hir të shpejtësisë” të publikimit të rezultateve.
Publikimi i rezultateve zgjedhore është përcjellë me akuza për parregullsi zgjedhore.
Dy pretendentët kryesorë për postin e presidentit, presidenti aktual Ashraf Ghani dhe Shefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullah kanë shpallur fitoren dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin për mashtrime në zgjedhje shkruan REL
Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk ka fituar mbi 50 për qind të votave, dy prej më të votuarve do të përballen në raundin e balotazhit.
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...