Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje në Draçevë foli për mosçeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“S’duhet të jetë askush i lumtur për shkak se nuk morëm datën për bisedime në Bruksel. Duhet të jemi të pikëlluar për arsye se nuk morëm datë për shkak të korrupsionit dhe krimit të atij që donte të privatizojë të ardhmen evropiane të shtetit tonë dhe qytetarëve tonë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se beteja për në BE ka qenë qëllim kryesor i OBRM-PDUKM-së që nga formimi i saj në vitin 1990, atëherë kur, siç tha ai, LSDM betohej te Beogradi dhe Moska.
“Ne jemi qytetarë të Evropës, ne i përkasim Evropës dhe atje është e ardhmja jonë, të gjithë ne jemi qytetarë evropianë dhe meritojmë një të ardhme të tillë me sistem me vlera që është ndryshe nga ajo që ofron sot Zoran Zaev dhe LSDM”, tha Mickoski./Telegrafi/
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë