Skuadra e Rahovecit nuk do të udhëhiqet më nga trajneri kroat Nevem Plantak dhe kjo është konfirmuar nga vetë zyrtarët e “Vreshtarëve” përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit ka analizuar situatën e rezultateve të skuadrës në këtë fillim sezon, ndërsa ka konkluduar se paraqitjet e klubit tonë nuk kanë përmbushur pritjet përkundër investimeve qe janë bërë.
Në këtë situatë janë parë të domosdoshme ndryshime në shtabin teknik dhe për këtë arsye ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin me trajnerin Neven Plantak.
Bordi i KB Rahoveci falënderon Plantakun për angazhimin dhe punën e tij, ndërsa i dëshiron suksese në të ardhmen.
Bordi po ashtu së shpejti do të emërojë trajnerin e ri për të vazhduar suksesshëm rrugëtimin tonë”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës