Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është dërguar në spital për teste pas lëndimit të tmerrshëm në kokë gjatë barazimit 1 me 1 ndaj Lecces.
Incidenti ndodhi gjatë minutave të fundit të ndeshjes së sotme (e shtunë) në Serie A në stadiumin Via del Mare, transmeton portali arbresh.info.

Portieri Gabriel tentoi të largonte një goditje nga rivënia këndore dhe aksidentalisht goditi kokën e Higuainit me bërryl.
https://twitter.com/GianMeSmile/status/1188134217059713024
Pipita insistoi për të vazhduar qëndrimin në ndeshje, veçanërisht pasi Juventusi tashmë kishte kryer zëvendësimet.
Megjithatë, pas fishkëllimës së fundit, reprezentuesi argjentinas dukej në gjendje të keqe dhe i trullosur.
Atij i janë vënë penj dhe është dërguar në spital./arbresh.info/
https://twitter.com/brfootball/status/1188117752936054784
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...