Mediumi serb Alo raporton se Policia e Kosovës i ka ndaluar në kufirin në Bernjak klubin basketbollist Ras.
Mediumi serb “Alo” raporton se fëmijët dhe kadetët e klubit të basketbollit nga Novi Pazari “Ras” u ndaluan nga Policia e Kosovës në kalimin kufitar në Bernjak.
Pas jehonës së madhe që bëri ndalimi i Crvena Zvedzës në Jarine nga Policia e Kosovës, këta të fundit i kanë ndaluar edhe disa klube të tjera – të hendbollit e tani të basketbollit, transmeton Gazeta Express.
Ndalesa e fundit ndodhi sot pas orës 13:00, në në vendkalimin kufitar Bernjak te Zubin Potoku.
Pionerët dhe kadetët e klubit Ras kishin tentuar të hyjnë në Kosovë me qëllim për ta zhvilluar një ndeshje kundër moshatarëve të tyre në Trepça dhe Poletarac, të cilët luajnë në veriun e Mitrovicës.
Në kuadër të Ligës ndërregjionale të Serbisë ishte planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja në basketboll mes Trepçës dhe Novi Pazarit, mirëpo këtyre të fundit iu është bërë e ditur se nuk do të iu lejohet hyrja në Kosovë dhe zhvillimi i ndeshjes.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...