Lecce dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Via del Mare në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” ka pushuar superyllin Cristiano Ronaldo për këtë ndeshje në udhëtim, por kjo nuk besohet se do t’i shfaq ndonjë problem skuadrës së Maurizio Sarrit për të gjetur tri pikë ndaj Lecces dhe për të përforcuar kreun.
Nikoqirët kanë barazuar 2 me 2 në takimin e xhiros së fundit ndaj Milanit ndërkohë që janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...