Shtetasja ruse Maria Butina, e cila ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara në prill, pasi pranoi se po punonte si agjente ruse ka arritur në Moskë.
Ajo është pritur nga babai i saj dhe gazetarë rusë të cilët i kanë ofruar asaj lule, transmeton portali arbresh.info.
Butina pranoi fajësinë në dhjetor të vitit të kaluar për akuzën e komplotimit për të vepruar si një agjente e huaj për Rusinë duke depërtuar në një grup për të drejtat e armëve dhe duke ndikuar në aktivistët konservatorë amerikanë dhe republikanët.
Çështja e saj më tej tensionoi marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke bërë që Moska të akuzojë Uashingtonin për detyrimin e Butinës, një studente 30-vjeçare e Magjistraturës, të rrëfente për ato që i përshkroi si akuza qesharake.
Televizioni shtetëror rus të Shtunën tregoi një intervistë të shkurtër me Butinën e regjistruar para se të nisej avioni i saj.
Shumë reporterë vendas dhe ekipe televizive u mblodhën në aeroportin e Sheremetyevo për të mbuluar ardhjen e saj, disa me lule./arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund