Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Tiranë.
Edhe pse nuk kanë folur për mediat, kryeministri Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me Kurtin ka folur për shumë tema, përfshirë koordinimin e dy qeverive, por nuk ka dhënë detaje.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirë-koordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviq”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq, Kurti gjatë paraqitjeve të tij të fundit, ka kërkuar që raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë të intensifikohen e që marrëveshjet e nënshkruara më parë mes dy qeverive të zbatohen në praktikë.
Po ashtu Rama, ditë më parë ka deklaruar se në takimin Kurtin, do t’i propozojë ministri të veçanta të të dyja vendeve me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare.
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...