Është një prej kryeqyteteve financiare të botës dhe aty çdo gjë kushton, nga çmimet e shtëpive, deri te një vend në varreza. Por së fundmi rezulton se mund të të kushtojë më shtrenjtë të kesh një makinë se sa një shtëpi.
Ky ishte rasti i një blerësi anonim në Hong Kong, i cili mësohet të ketë blerë një vend parkimi rreth 12,5 metra katrorë për 969 mijë dollarë amerikanë. Vendi është i hapur dhe ndodhet përballë “Qendrës”, një qiellgërvishtësi me 79 kate në zonën financiare të qytetit.
Rreth godinës janë vetëm 400 vende parkimi, katër prej të cilave i kishte në pronësi biznesmeni Johnny Cheung. Edhe tre vendet e tjera raportohet se i kishte shitur për një shumë me gjashtë shifra. Rekordi i mëparshëm për një vend parkimi ishte vendosur në vitin 2018, kur u shit për 760 mijë dollarë, para një kompleksi apartamentesh luksoze. Indeksi vjetor i “Mercer Cost” për jetesën e ka cilësuar Hong Kongun si vendin më të shtrenjtë në botë për dy vitet e fundit./republika/
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën