Kryeministri Edi Rama ka deklariar publikisht se do të padisë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për shpifje.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e quajti Haradinajn “palo burrë dhe palo kryeministër”.
“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë.
Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që kryeministri i Shqipërisë do të hapi gjyq kundër kryeministrit të Kosovës?
Edi Rama: Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që ta dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt…/albeu/
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...