Modelja e njohur kanadeze, Winnie Harlow, spekulohet për një lidhje të re me këngëtarin kolumbian, Maluman, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare mes dyshes.
Një burim për Page Six ka thënë se të njëjtit ishin parë së bashku në restorantin Latin Blend në qytetin Long Island të martën bashkë me miqtë e tyre.
“Ata ishin në një zonë private”, ka thënë një burim. Harlow ishte gjithashtu në koncertin e fundit të Malumas në MSG, ku këngëtari filmoi një skenë me Jennifer Lopez për filmin e tyre të ardhshëm “Marry Me” me Owen Wilson.
Harlow u pa më vonë me të dhe “po kërcente shumë afër” në një parti, përkundër që një burim na tha që ata janë “thjesht miq të ngushtë”.
Ylli kolumbian më parë ishte në lidhje me supermodelen latine, Natalia Baruliqi, e cila më pas u pa në krahët e futbollistit Neymar.

Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci