Skender Reqica nga koalicioni NISMA-AKR, ka bërë të ditur se kanë larguar të gjithë vëzhguesit e tyre nga QNR-të.
“Jemi pran QNR, jemi këtu për faktin në këto momente sipas informacioneve që kemi po tentohet të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili precizon qartë modalitetet se si duhet zhvilluar procedurat për votimin me postë”.
“Ne jemi këtu sonte për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor në vend”, njofton Klan Kosova.
“Ne bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë të ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe të ndërpres këtë proces ky proces i numërimit të votave të paligjshme dëmton vullnetin e e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë votuar për koalicionin NISMA-AKR”, ka thënë Reqica në një konferencë për media.
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...