Ish mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit nuk mund ta kuptoj pse Granit Xhaka është kapiten i “Topçinjve”.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery dhe skuadra e tij janë kritikuar ashpër pas disfatës 1 me 0 ndaj Sheffield United në Bramaall Lane mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Petit është i fundit që ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se kosovari nuk duhet të bartë shiritin e kapitenit.

“Mund ta imagjinoni Patrick Vieran në fushë mbrëmjen e së hënës? Ai do t’iu bërtiste bashkëlojtarëve të tyre duke iu thënë: ‘Çfarë dreqin jeni duke bërë?'”, ka thënë Petit për Paddy Power.
“Nuk e shoh te Xhaka. E shoh te Guendouzi, ai është njëri nga lojtarët e paktë që shfaq se dëshiron të fitoj çdo ndeshje. Ai ka një zemër luani”
“Mund të më tregoj dikush cila është cilësia më e mirë e Xhakës? Nuk e di pse është bërë kapiten. Lidershipi mungon”
Emery konfirmoi se Xhaka është zgjedhur kapiten i ri i klubit muajin e kaluar pas votave anonime mes lojtarëve./arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...