Policia britanike i ka nisur hetimet për vrasje të shumëfishtë pasi trupat e pajetë të 39 njerëzve u gjetën në brendësi të një kamioni, i cili vozitej nga një burrë 25 vjeç nga Irlanda Veriore.
Policia e rajonit Essex njoftoi se viktimat u gjetën në parkun industrial në Waterglade. Në mesin e viktimave ishte edhe një adoleshent.
“Ky është një incident tragjik, ku një numër i madh i njerëzve e kanë humbur jetën. Ne i kemi nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha zyrtari policor Andreë Mariner.
“Besojmë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në territorin tonë të shtunën. Jemi në procesin e identifikimit të viktimave, por ai mund të marrë kohë. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë për hetimin e këtij rasti”, shtoi ai.
Policia njoftoi se e ka arrestuar shoferin e kamionit dhe e ka dërguar në mbajtje, duke njoftuar se skena ku u gjet kamioni do të jetë e mbyllur për qarkullim dhe për këtë e kërkoi mirëkuptimin e banorëve lokalë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...