Alvaro Morata me golin e tij me kokë pas vetëm shtatë minutave në fushë i ka dhuruar tri pikë Atleticos.
Atletico Madridi ka regjistruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 në Wanda Metropolitano kundër Byern Leverkusenit në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve falë golit nga sulmuesi spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Ish sulmuesi i Chelseas dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi centimetrash nga Renan Lodi duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 78′.
Morata u inkuadrua në fushë në minutën e 70 pas largimit të Kokes dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.
Pas kësaj ndeshje, Atletico vazhdon qëndrimin në krye të tabelës në Grupin D me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Bayer Leverkuseni qëndron në fund të tabelës me asnjë pikë pas tri disfatave radhazi./arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë