Në Gjilan është hapur Panairi i Sportit 2019.
Në 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar, sportistët nga Kosova do të kenë mundësin që të shpalosin talentin e tyre para qytetarëve në Gjilan.
Presidenti i Komunitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se Kosova dëshmoi se mund të përballet me shtetet më të zhvilluara.
“Sot 5 vite na ka njohur Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar. Atje dëshmuam se mund t’ia dalim me shtete më të zhvilluara”, u shpreh ai.
“Qëllimi i këtyre aktiviteteve sot është që t’i tregojnë shkathësit e tyre për ata që do të marrin pjesë në panair”, tha Hasani.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se sportet olimpike do të kenë mbështetjen më të madhe të komunës së Gjilanit.
“5 vite më herët ka ardh lajmi i mirë në Kosovë. Sot do të shohim nga afër demonstrimin nga talentet e rinj që do të shkojnë rrugës olimpike”, tha Haziri./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...