Ministri grek i Energjisë dhe Mjedisit, Kostis Hatzidakis në një intervistë për televizionin “Sky” për situatën në vend thotë se ngjarjet në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen disi në një alarm të caktuar, thotë korrespodenti i AIM-së nga Athina.
Ai shtoi se Athina mbështet perspektivën evropiane të Shkupit.
Ai përsëriti që Qeveria aktuale nuk pajtohet me marrëveshjen e Prespës, por si një marrëveshje ndërkombëtar duhet ta respektojë atë.
“Ne nuk duam marrëveshjen, por thamë se do ta respektojmë atë dhe do të luftojmë për ta përmirësuar sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne nuk kemi thënë që nuk duam perspektivën evropiane të Shkupit. Ne kemi thënë që duam në kushte dhe parakushte, nëse Shkupi është në përputhje me legjislacionin Evropian”, tha ministri grek.
Për atë se zhvillimet e fundit në vendin tonë do ta vinin në rrezik marrëveshjen e Prespës, Hatzidakis sqaroi se është një marrëveshje ndërkombëtare në fuqi, e cila detyron Shkupin dhe Athinën.
Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli, Supremja ia ndërprenë pa...
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua