“Kanë mbetur edhe 40% te fletëvotimeve te pa rinumëruara”.
Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve, Burim Ahmetaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se deri në fund të kësaj jave pritet të përfundoj procesi i numërimit.
“Presim qe deri ne fund të kësaj jave të përfundojmë të gjithë numërimit dhe KQZ të ketë rezultat qofte për votave të rregullta dhe për ato jashtë vendvotimit”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se KQZ ende nuk ka marrë asnjë vendim për votat e ardhura nga Serbia ndërsa numërimi i tyre pritet të përfundoj brenda një ditë.
Ndryshe të enjten ka nisur rinumërimi i 530 vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Kosovë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ e para në këto zgjedhje ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./arbresh.info/
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...