Një perlë 8,000 vjeçare për të cilën arkeologët thonë se më e vjetra në botë do të shfaqet në Abu Dhabi.
Autoritetet thonë se kjo është provë që objekti është tregtuar që nga koha e neolitit, transmeton portali arbresh.info
Perla natyrale u gjet në dyshemenë e një dhome të zbuluar gjatë gërmimeve në ishullin Maraëah, jashtë kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila zbuloi arkitekturën më të hershme të gjetur në vend.
Arkeologët besojnë se perla daton nga koha e neolitit, rreth viteve 5800 dhe 5600 p.Krishtit.
Sipas autoriteteve zbulimi i perlës në Abu Dhabi tregon se vendi ka rrënjë të lashta ekonomike dhe kulturore./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...