
Femije duke marre mjekim, per shkak te gripit AH3N2, ne urgjencen e pediatrise, ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT. Epidemia e gripit qe ka prekur keto kohe vendin tone, ka bere qe hapja e shkollave dhe kopshteve te shtyhet deri diten e Hene./r/n/r/nChildren taking medication, due to the AH3N2 flu, at the urgency of pediatric, in University Hospital Center Mother Teresa. The epidemic of flu that has affected our country, has postponed the opening of schools and kindergartens until Monday.
Vjeshta ka intensifikuar edhe virozat që qarkullojnë në vendin tonë. Ndonëse po kalojmë ditë me mot të ngrohtë dhe diell, darkat dhe mëngjeset janë më të freskëta ku nënat duhet të bëjnë kujdes me fëmijët e vegjël.
Në urgjencën e pediatrisë në QSUT ka fluks të shtuar fëmijësh që paraqiten me simptoma si grykë, të vjella dhe temperaturë. Për shkak të fluksit prindërit i streson përveç së gjendjes së fëmijës edhe pritja e gjatë për të kontaktuar mjekun.
Nëpër qendrat shëndetësore të cilat janë hapur edhe në ditë pushimi situata është e qetë megjithatë mjekët thonë se gjatë javës është vënë në rritje e numrit të fëmijëve që paraqiten.
Për të evituar rradhët e gjata prindërit nuk duhet t’i çojnë fëmijët e tyre direkt në urgjencë kur përballen me një temperaturë e cila mund të menaxhohet në kushte shtëpie apo në rastin e më të mirë të paraqiten në qendrat shëndetësore të cilat janë hapur edhe gjatë ditëve të pushimit.
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar Kadastrin e Kosovës, BE-ja finan...
Osmani i kundërpërgjigjet Konjufcës, pozon përkrah grave fri...
Kurti: Beogradi po ushtron terror dhe presion ndaj serbëve t...
Kurti, për xhandarmërinë: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë