Një perlë e vjetër gati tetë mijë vjet, për të cilën arkeologët thonë se është më e vjetra në botë, do të shfaqet në Abu Dabi për vizitorët. Autoritetet e këtij vendi thanë se gjetja e perlës është dëshmi se në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ekzistuar tregtia që nga Epoka e Neolitit.
Perla natyrale u gjet në dyshemenë e një dhome të zbuluar gjatë kërkimeve në ishullin “Maraëah”, jo shumë larg kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara.
“Shtresat prej të cilave është nxjerrë kjo perlë besohet se i takojnë periudhës së viteve 5800-5600 apo Epokës së Neolitit”, tha Departamenti për Kulturë dhe Turizëm i Abu Dabit.
“Zbulimi i perlës më të vjetër në botë në Abu Dabi e bën të qartë se një pjesë e madhe e historisë sonë modern ekonomike dhe kulturore ka rrënjë të thella dhe rrjedh nga fillimet e parahistorisë”, tha shefi i këtij departamenti, Mohamed Al-Muabarak.
Kjo perlë do të mund të shikohet nga afër nga vizitorët në ekspozitën “Dhjetë mijë vjetët e luksit”, e cila do të hapet më 30 tetor në muzeun “Louvre Abu Dhabi”.
Ekspertët e Emirateve besojnë se tregtia me perla është bërë me Mesopotaminë, e cila shtrihej në Irakun e sotëm, në këmbim të qeramikës dhe mallrave të tjera, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi