Një person i moshës rreth 30-vejçare është gjetur i vdekur gjatë mëngjesit të së dielës në një lagje të qytetit të Pejës.
Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka bërë të ditur për Express, se rasti është duke u hetuar dhe se i njëjti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.
Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen ‘Lidhja e Prizrenit’, në qytetin e Pejës një person rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Gazeta Express, mëson se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se rasti po hetohet.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 10:15, stacioni policor në Pejë ka marrë informatën se një person gjendet i shtrirë në një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit’, në Pejë. Policia dhe ekipet e tjera emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’. Ndërkohë ne, jemi duke i vazhduar hetimet”, tha Rugova.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...