Një mësim për të gjithë prindërit, mos e ktheni shpinën prej tyre as për dy minuta
Nëse e bëni, gjatë asaj kohe, fëmija juaj do të arrijë disi të shkatërrojë shtëpinë, të bëjë diçka të çuditshme ose të pikturojë tërë fytyrën madje edhe muret. Edhe prindërit e përkëdhelur duhet të tregohen të kujdesshëm.
Një gjë e çuditshme i ka ndodhur 27-vjeçarit Arron Whysall.
Babai i dy fëmijëve, ishte jashtë në kopsht i fiksuar pas një gardhi ndërsa e fejuara e tij po rregullonte flokët, duke lënë vajzën e tij trevjeçare, Olivia, të vetme në kuzhinë për vetëm 10 minuta.
Kur u kthye, ai e gjeti atë me 18 jogurtë të zbrazët para vetes. Arron e pyeti vajzën nëse i kishte ngrënë të gjitha vetë në një periudhë kaq të shkurtër dhe ajo me krenari tha “PO”, duke mbajtur ende lugën e saj.
Arron u trondit aq shumë sa nuk gjeti as fjalë për t’ia thënë vajzës së tij.
Pasi i fshiu gojën vajzës, ai ia bëri një fotografi të mahnitshme asaj dhe e postoi në Facebook, ku përfundoi duke u ndarë më shumë se 10 mijë herë.

Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...