Shembja e digës në orët e hershme të mëngjesit, i ka mbytur 15 punonjës të një minierë në Krasnoyarsk të Siberisë.
Uji që përfshiu hapësirën ku ata ishin duke fjetur, ka përfshirë edhe 13 te tjerë, të cilët janë duke i kërkuar njësitet shpëtuese, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e këtij aksidenti, 14 punonjës kanë mbetur të lënduar, derisa 130 u detyruan të zhvendosen për shkak të dëmtimit t hapësirës për qëndrim.
Ministria e Emergjencave ka mobilizuar 12 njësite, që kanë pajisje speciale, në mënyrë që t’i gjejnë sa më shpejtë punonjësit e zhdukur nga uji i rrëmbyeshëm. Rreth 200 njerëz janë duke kërkuar në zonë, derisa nga lartësia po kërkojnë edhe dy helikopterë.
Numri i të zhdukurve mund të jetë edhe më i lartë, sepse nuk dihet se sa persona ishin brenda, teksa arsyet e shembjes së digës, ende nuk dihen.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira