Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur para shtypit para se ta zhvillojë ndeshjen në këtë fundjavë kundër Liverpoolit.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e futbollistit të tyre Pogbas.
Solskjaer tha “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Palin të thotë që ai nuk dëshiron të qëndrojë më këtu. Ai është pjesë e projektit tonë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Ai luajti disa ndeshje ku nuk ishte 100% dhe u kritikua për performancën e tij. Ai pati disa prova mjekësore dhe punoi për t’u rikthyer në formë. Unë nuk kam asnjë problem me atë”.
Mirëpo e ardhmja e Pogbas te United është në dyshim pasi që ka disa klube që janë të interesuara për transferimin e tij./Indeksonline/.
KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve
Fitore e madhe e Ballkanit ndaj Drenices, Ferizaj mposhtet d...
Arrestohet personi që dyshohet se po kultivonte kanabis në M...
Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve: Pilotët panë gj...
Kobbie Mainoo zyrtarisht vazhdon kontratën me Man United
Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në V...