Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një ekip mjekësor ka kryer një operacion të ndërlikuar tek një grua, duke i hequr një masë tumorale në mitër, që peshonte 8 kilogramë.
Sipas njoftimit të QKUK-së, ndërhyrja kirurgjike është bërë me thikë ultrasonike dhe ka përfunduar me sukses brenda një intervali kohore prej 3 orë e gjysmë.
Pacientja është nën mbikqëyrjen e mjekëve, me një gjendje shëndetësore të mirë, derisa pritet të lirohet shumë shpejt.
Ekipet mjekësore në këtë klinikë kanë kryer edhe më herët operacione të rralla dhe komplikuara, kryesisht të natyrës së njëjtë, me sukses të plotë, pa pasur nevojë që pacientët të dalin për trajtim jashtë vendit.
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...