Presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti armëpushimin në Siri, duke shpjeguar se ai kishte vendosur me vetëdije t’i linte turqit e kurdët të përfshiheshin në këtë betejë të ashpër, sepse ata ishin si dy fëmijë, që kishin nevojë të grindeshin.
“Ajo çfarë bëra, ishte me marrëveshje. Thashë: ata kanë nevojë të grinden pak, si dy fëmijë, që i lëmë të grinden pak bashkë dhe më pas i ndajmë”, deklaroi ai, gjatë një takimi në Dallas, Teksas.
Trump e lehtësoi ofensivën turke kundër kurdëve sirianë, duke tërhequr trupat amerikane nga verilindja e Sirisë.
Sulmi, që zgjati një javë, shkaktoi më shumë se 500 të vdekur, midis të cilëve dhjetëra civilë, kryesisht kurdë dhe shpërnguli 300 000 njerëz, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut../arbresh.info/
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...